Diabeti është një sëmundje i cili kërkon një kujdes të veçantë pasi nga momenti në moment mund të bëhet shkaktare e shumë problemeve shëndetsore.
Njerëzit me diabet kanë një rrezik në rritje të dëmtimit të disa organeve nëse nuk trajtojnë sëmundjen e tyre. Këto komplikime zakonisht ndodhin pas 10 vitesh.
Dëmi zhvillon në mënyrë progresive me kalimin e kohës dhe ndërhyrja e hershme mund të parandaloj dëme të pakthyeshme.
Diabeti i patrajtuar përfshin verbërim, dështimin e veshkave dhe infeksionet që mund të çojë në amputim. Nevropati, e cila mund të shkaktojë dhimbje ose mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në duart dhe këmbët, mund të çojë në probleme të tjera të tilla si gastropareza.
Sëmundjet kardiovaskulare janë gjithshtu një ndërlikim i madh dhe shkaktari kryesor i vdekshmërisë në mesin e pacientëve me diabet.
Ndërkohë sipas studimeve komplikimet si këto mund të reduktohen në mënyrë të konsiderueshme apo të vonohen nëse diabeti trajtohet mirë.