INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm shqiptarët lëvizin ilegalisht, por dhe shumë të huaj përdorin kufirin e vendit tonë[FOTO]

Jo vetëm shqiptarët lëvizin ilegalisht, por dhe shumë të huaj përdorin kufirin e vendit tonë[FOTO]

Publikuar më: 08:32 19-04-2019

Kalimi i paligjshëm i kufirit në 2018 në të gjithë botën ka pësuar ulje. Analiza e Riskut të Frontex gjithësesi e konsideron presionin migrator relativisht i lartë në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Shifra totale ra me 27%, pasi në 2015 ishte 92%. Në këtë vit ishte dhe piku i migracionit. Ballkani Perëndimor dhe gjatë 2018 vijoi të ishte rruga që emigrantët e parregullt përdorën për të shkuar në vendet e Evropës Perëndimore përmes Turqisë. Migrantët udhëtuan  përmes Serbisë dhe rrugës greko-shqiptare, përgjatë korridorit Bosnje-Hercegovinës-Kroaci-Slloveni dhe, në një masë më të vogël, në kufijtë e BE-së me Hungarinë, Kroacinë dhe Rumaninë.
Por edhe për këtë vit vijon kjo tendencë. Sipas shifrave të Frontex, nga janari deri në prill të 2019, numri i emigrantëve të paligjshëm të konstatuar në kufirin shqiptar, vlerësohet te jetë 279, nga të cilët 229 kanë kaluar përmes kufirit grek. Vitin e kaluar, Frontex filloi të mbledhë të dhëna të detajuara mbi gjininë dhe moshën e migrantëve të parregullt. Pothuajse një në pesë persoan ishin nën moshën 18 vjeçare. Linjat lindore, perëndimore dhe qendrore të Mesdheut përfaqësonin pikat hyrëse kryesore për fëmijët.
Analiza e Riskut për vitin 2019 gjithashtu paraqet tregues të ndryshëm në lidhje me kufijtë e jashtëm të BE dhe migracionin në vitin 2018.

Këto përfshijnë:
–190.930 refuzime hyrjeje
–148.121 kthime efektive nga shtetet anëtare të BE-së
–13.728 kthime të koordinuara ose të organizuara

tab.png

Article Logic
Execution time: 0.0033180713653564