• |
ide | kryesore

Brenda 40-vjetorit të Kourtney Kardashian

Paparazzi, Slider



Kourtney Kardashian ka festuar dje ditëlindjen e saj të 40- të dhe gjithçka ishte brilante. Në fakt kanë qenë motrat e saj, Kim dhe Khloe të cilat kanë ndarë herë pas herë disa momente nga festa.

Hyrja në festën e saj ishte madhështore pasi përpos fishekzjarreve, Kourtney shoqërohej nga vajza e saj 6-vjeçare Penelope. Ndërkohë që në sfond luhej me saksofon coveri i bukur i Stevie Wonder “Isn’t She Lovely” ( A nuk është ajo e adhurueshme).

Kourtney Kardashian B-day

Ajo që të binte në sy ishte torta e pazakontë në të cilën ishte vendosur një grua nudo në maskë ( e cila të kujton disa foto të viteve më parë kur Kourtney ka pozuar nudo).

Kourtney Kardashian B-day

Mbi tavolinë qendronin gjithashtu edhe disa shishe të personalizuara me fytyrën e Kourtney’s ku shkruhej: “Gjëja më interesante për t’u parë”.

Kourtney Kardashian b-day

 

Madje edhe tek kartopicetat shkruhej: “Kim, ka njerëz që po vdesin”. Mos mendoni se ishte diçka rastësore. Kjo ka qenë përgjigjia që Kourtney i tha Kim-it kur humbi vathët e saj në det tek një nga seritë e “Keep up with Kardashians”.

Kourtney Kardashian b-day

 

Urimet nga motrat dhe mamaja kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve më fjalët shumë të sinqerta që kanë thënë ndaj motrës së tyre të madhe. Kourtney dukej fantastike në ditëlindjen e saj me një fustan të gjatë të zi pas trupit.

Kourtney Kardashian



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *