INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Admir Murataj grabitësi i Rinasit fans i filmave me grabitje bankash

Admir Murataj grabitësi i Rinasit fans i filmave me grabitje bankash

Publikuar më: 10:44 19-04-2019

Admir Murataj mësohet se ishte fans i filmave me grabitje. Pas kontrollit në vilën e Admir Muratajt në Fushë-Prezë, policia zbuloi detaje të tjera mbi jetën e tij.

Në dhomën e ndenjes së vilës, efektivët kanë gjetur CD me filma të njohur për grabitjen e bankave, shkruan Neësbomb. Mes tyre ishte edhe më i famshmi “Point break”.
Nga ana tjetër Prokuroria po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes të Rinasi dhe të paktën 5 persona janë shpallur në kërkim nga policia. Hetimet janë shtrirë dhe në Kosovë, pasi ka dyshime se automjetet që u përdorën në grabitje të jenë futur nga Kosova.
Gjithashtu Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar të administrojë hyrje-daljet e familjarëve të Admir Murataj në Kosovë. Sipas të dhënave nga policia njëri prej grabitësve dyshohet të jetë një ish-komando, pasi një gjë e tillë është vërejtur nga lëvizjet e këtij të fundit, mjaft profesioniste.

Article Logic
Execution time: 0.0040228366851807