VIDEO/ Vasili: Raporti për lirinë e medias tregon se çfarë mashtruesi është Edi Rama

VIDEO/ Vasili: Raporti për lirinë e medias tregon se çfarë mashtruesi është Edi Rama

12:04, 19/04/2019
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar raportin e “Reporterëve pa kufij” për lirinë e mediave në vendin tonë. Vasili shprehet se fakti që vendi ka rënë në -7 vende, tregon se liria e mediave ka rënë në greminë.

“Të tërë shqiptarët, ose nëpërmjet televizoneve, ose nëpërmjet mediave sociale tregojnë të vërtetën. Sipas Reporteve pa kufij”, Shqipëria ka rënë -7 vende për lirinë  e mediave. Pra ka rënë më poshtë, ka rënë në greminë.

Njëkohësisht, raportet tregojnë qartë se çfarë mashtruesi është  Edi Rama, ose mashtruesi më i madh që ka njohur ky vend thotë nuk ka media të shantazhuar, por çfarë thotë “Reporterët pa kufij”.

Pra edhe me vdekje janë kërcënuar që mos të nxjerrin në pah korrupsionin e qeverisë. Standartet rreugulluese të medias janë rregulluar në emër të qeverisë. Çfarë ka bërë autoçensura.? 80 % e gazetarëve nuk kanë më besim në aftësitë e tyre profesionale.”-u shpreh Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco