“Rroftë opozita e re dhe liderja e saj”, Ilir Demalia replikon me Luan Ramën: S’do të dekonspirojë misionin që i caktuan….

Apr 19, 2019 | 14:00
SHPËRNDAJE

Demalia-hajdari-replikaAnalisti, Ilir Demalia ka replikuar me zëvendëskryetarin e LSI-së, Luan Rama për fjalimin e Rudina Hajdarit në Parlament.

Gazetari shkruan në Facebook se Rudina Hajdari foli me kodin ndërkombëtar, ndërkohë që fjalimi i saj në Parlament s’kishte nevojë për “kryefjalë, pika, presje, apo kallëzues”.

Në shkrimin e tij, ironizues, Ilir Demalia thekson se fjalimi i Rudinës ishte i tillë që të mos kuptohej dhe të mos dekonspirohej misioni i caktuar nga Europianët dhe Amerikanët.

“Replikë me Luan Rama për lideren e opozitës re

Rudina foli me kodin e ndërkombëtarëve

Nëpërmjet foltores së Parlamentit ajo i dha mesazhin ndërkombëtarëve.

Fjalimi nuk kishte nevojë për kryefjalë, kallzues, pika a presje pasi ashtu do të merrej vesh kodi dhe dekonspirohej misioni i caktuar zonjës Rudina nga partnerët Europianë dhe Amerikanë.

Gazetarët opozita jashtë Parlamentit, të ulen dhe me durim të zbërthejë kodin e Rudinës për ndërkombëtarët si kodi marrëveshjes dhe daljes nga ngërçi politik.

Mendoj që opozita dhe gazetarët duhet urgjentisht të takohen edhe me Astrit Patosin, ku siç flitet, është ai që ka krijuar kodin e radiogramit ndërkombëtar për ta paraqitur në Kuvend Rudina.

Rroftë opozita e re dhe liderja e saj si e vetmja zgjidhje e krizës dhe shpresë e së ardhmes!”, thekson Demalia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura