(VIDEO) Skandali i Ministrisë, grant për qumësht për bujkun pa lopë

Sonte në “Drejtësia në Kosovë”, transmetohet ekskluzivisht skandali i Ministrisë së Bujqësisë në ndarjen e subvencioneve për bashkëfshatarin e Zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt.

Si arriti që një fermer pa lopë të marrë subvencione për cilësi të qumështit, duke aplikuar për  një kategori tjetër të subvencioneve?

Sonte transmetohet edhe intervista me Drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Malishevës i cili ngriti një mori problemesh që ka hasur në Ministrinë e Bujqësisë.

Hulumtimi i sotëm sjell dëshmi nga Malisheva se një bujk kishte aplikuar në Ministri të Bujqësisë për subvencione të një kategorie tjetër por përfundoi në listat e përfituesve të cilësisë së qumështit pa pasur as fermë as lopë.

Sonte do të mësoni se me çfarë arsyetimi po mundohet të mbuloj skandalin Ministria e Bujqësisë dhe se të njëjtit pranojnë faktin se ishte Drejtësia në Kosovë ata që zbuluan gabimin.

Në pjesën e dytë të emisionit do të shfaqen pamjet e aksionit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj të cilët zbulojnë se si grupet kriminale fshehin drogën në pajisje të drurit.

Sa kohë ishte nën hetim vendi ku po zhvillohej ky aktivitet dhe cili ishte destinacioni i drogës.

Të fund të emisionit mund të ndiqni edhe aksionin e policisë në rubrikën “Policia”.

Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të premte prej orës 22:20 në RTK dhe live në Facebook të KALLXO.com

 

Një hulumtim i BIRN zbardhi se fonde të ministrisë për cilësinë e qumështit kanë shkuar në konton e një bujku që nuk ka lopë, ndërsa komiteti i bujqve ngrit dyshime edhe për afera të tjera.

 

Ilir Limaj, bujku që merr subvencione qumështi pa asnjë lopë