×
  • Lajme
  • Lajme

    Sapo u bë ministre, Ziviq bleu telefon gati 1 mijë euro

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 16:54

    Në fund të muajit shkurt, në postin e ministres së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është emëruar Dijana Ziviq.


    Dy muaj pasi mori udhëheqjen e kësaj ministrie, Ziviq ka blerë për vete një telefon mobil.

    Në kontratën e publikuar nuk bëhet e ditur lloji i telefonit që është blerë, veç se çmimi i tij.

    Telefoni i ministres do i kushtojë Buxhetit të Kosovës 950 euro, njofton Indeksonline.

    Për furnizim me telefon, në tenderin e hapur janë paraqitur tre ofertues, prej të cilëve vlera më e lartë ka qenë 980 euro kurse më e ulëta 940.

    Blerjen e këtij telefoni, ministrja Ziviq e ka bërë nga “N.P Mobi GEGA”.

    Kujtojmë se Dijana Ziviq ka marrë postin së Ministrisë së Bujqësisë pas shkarkimit të Nenad Rikalos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!