17:26 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Dhurata Dora dhe Soolking më në fund publikojnë këngën

Këngëtarja, Dhurata Dora dhe reperi, Soolking më në fund kanë publikuar këngën “Zemër” në Youtube.

Ka kohë që kënga po qarkullonte në tregun ilegal por përkundër kësaj këngëtarja po e priste momentin e duhur për të publikuar të plotë, transmeton Indeksonline.

Mbrëmë projekti “Zemër” ishte lansuar në platforma të ndryshme si Spotify. Në Youtube u lansua ca minuta më parë me videoklip.

Producenti i kësaj kënge është, BigBang i cili po ashtu ka kontribuar për të shkruar tekstin.

Video klipi është bërë nga Max Production./Indeksonline/