Murinjo “thumb” Juves: Ajaksi luajti si donte, ja si munda unë. Kundër Mesit je i vdekur nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2019 | 18:38

Murinjo “thumb” Juves: Ajaksi luajti si donte, ja si munda unë. Kundër Mesit je i vdekur nëse…

Hoze Murinjo është ndalur në një intervistë të gjatë për “Russia Today”, ku flet për Mesin, Ajaksin, duke u ndalur edhe tek Juventusi, dhe temat më të nxehta në futbollin europian.

murinjo

MESI – Si ndalet “pleshti”? Është e lehtë ta parashikosh mënyrën e tij të lojës, por kurrsesi nuk është e lehtë të krijosh një kafaz për ta ndaluar atë, sepse vjen nga e djathta dhe futet në të majtë. Kur Mesi ka topin dhe luan një kundër një, je i vdekur. Prandaj nuk më ka pëlqyer kurrë të markoj individualisht atë, duhet të krijosh një kafaz me lojtarë rreth tij. Ai po përjeton një sezon fenomenal dhe tani, me Juventusin dhe Kristiano Ronaldon e eliminuar, ai e di se Topi i Artë po e pret.

AJAKS – Te Mançesteri i dhamë atyre ndeshjen(në 2017, për Europa League) që nuk donin. Ne luajtëm me topa të gjatë tek Felaini dhe me një lojë fizike, ku ata vuanin. Ajaksi luan më mirë futboll se të tjerët, dhe të konkurrosh me ta duke luajtur futboll të pastër është e rrezikshme, sepse ata mund të të mundin. Kur nuk ke kualitet, duhet të krijosh një strategji, duke i dhënë atë që ato nuk duan.

JUVENTUS – Bardhezinjtë ishin një ekip që e lejuan Ajaksin të shprehte të gjithë potencialin e vet. I lanë të luanin ato lojtarë të rinj. Para ndeshjes, askush nuk i respektonte ata, dhe i lanë të luanin si të donin, dhe tashmë ata janë në gjysmëfinale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"