“Mirë se t’gjeta moj Kosovë” publikohet nga Gold AG, pjesë e klipit edhe Çun Lajçi

Gold AG sapo ka publikuar këngën e re me motive patriotike.

ShowBiz

19/04/2019 20:22

Gold AG sapo ka publikuar projektin e tij të ri me titull “Mirë se t’gjeta moj Kosovë”, shkruan lajmi.net.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është përkujdesur vetë reperi, orkestrimin e bëri Alban Fortuna, ndërsa videoklipin e punoi “Imagine Films”.

Pjesë e këtij videoklipi është edhe aktori i njohur Çun Lajçi.

Në videon e mëposhtme mund ta dëgjoni këngën e re nga reperi Gold AG, e cila edhe këtë herë ka motive patriotike. /Lajmi.net/

YouTube player