€120 mln, oferta shokuese e Juventus për dy yjet e Seria A

19 Prill 2019
20:24
back button

Federico Chiesa dhe Nikola Milenkovic janë futbollistët më të çmuar të Fiorentinës dhe liderët e skuadrës. Dy talentet kanë qenë drita e vetme në një sezon të errët dhe negativ të ekipit “Viola”, duke lënë mbresa në Seria A, aq sa për të tërhequr vëmendjen e gjigantëve dhe për tu shndërruar në objektiv real për transferim në merkaton e verës.

Referuar medias italiane “La Nazione”, Juventus është seriozisht i interesuar për të dy futbollistët. Ndërkohë që interesimi për Chiesa-n ka qenë konstant për këto dy sezone, ambicia e bardhezinjve përfshiu edhe Milenkovic, pas performancës pozitive të tij në sezonin aktual.

Mediat italiane raportojnë se pikërisht në këtë kuadër, Fabio Paratici, një nga drejtuesit më të lartë të “Zonjës së Vjetër” është gati të plotësojë ambicien financiare të klubit të Fiorentinës dhe të ofrojë shumën masive prej 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e të dy futbollistëve për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit