Juventus shpallet për herë të tetë rradhazi si kampion i Serie A (VIDEO)

Juventus shpallet për herë të tetë rradhazi si kampion i Serie A (VIDEO)

Juventusi ka mposhtur Fiorentinën dhe është shpallur edhe matematikisht për herë të tetë rradhazi si kampion i Serie A, ku kanë mbetur edhe pesë ndeshje nga fundi.

‘Bardhezinjët’ triumfuan 2-1 ndaj ekipit vjollcë, në sfidën e vlefshme për xhiron e 33-të në kampionatin italian.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që shënuan me Milenkovic (6′).

Pas këtij goli, ekipi i Allegrit nisi ofensivë dhe barazoi rezultatin me Alex Sandron (36′).

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Fitorja e Juves u sigurua në minutën e 54-të, kur një top i futur në zonë nga Cristiano Ronaldo, detyroi Pezzellan (54′) të shënonte në portën e gabuar.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi është shpallur edhe matematikisht kampion i Serie A, njëkohësisht i 35-ti në historinë e klubit. /Periskopi/

Shpërndaje në: