VIDEO/ A do mbajë fanellën e Juves sezonin e ardhshëm? Ja si përgjigjet Ronaldo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2019 | 23:35

VIDEO/ A do mbajë fanellën e Juves sezonin e ardhshëm? Ja si përgjigjet Ronaldo

Juventusi ka hipotekuar sot, titullin e tetë rradhazi, duke përmbysur Fiorentinën, nga 0-1 në 2-1.

bandicam 2019-04-20 20-19-56-729Kështu është harruar disi humbja dhe skualifikimi nga Liga e Kampionëve nga Ajaksi. Mediat gjatë gjithë kësaj jave kanë aluduar për një largim të Ronaldos , nga Torino në fund të këtij sezoni.

Por portugezi përpara mediave shumë i lumtur dhe i kënaqur është shprehur se vitin tjetër do të mbajë fanellën e Juventusit jo 100%, por 1000%.

Gaztarja e “DAZN” ka pyetur drejtpërdrejt portugezin nëse do të mbajë këtë fanellë të veshur dhe sezonin e ardhshëm.

Ronaldo kështu i ka dhënë fund çdo thashethemi të mediave duke e mbyllur njëherë e mirë këtë kapitull.


/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"