Është rrëzuar një avion i vogël në Bullgari, 2 të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në qytezën Orizare në juglindje të Bullgarisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Komunës së Orizare-s, Yordan Totev, në deklaratën për Radion Kombëtare të Bullgarisë (BNR), tha se si pasojë e rrëzimit të një avioni pronë e një klubi sportiv në qytezë, kanë humbur jetën 2 persona.

Ai tha se sipas vlerësimeve të para avioni është rrëzuar për shkak të problemit në krahun e avionit.

Ka nisur hetim në lidhje me aksidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button