VIDEO/ “Luftë” e ashpër për zonën Champions, Interi dhe Roma ndajnë pikët

Apr 20, 2019 | 22:34
SHPËRNDAJE

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida mes Interit dhe Romës e vlefshme për javën e 33-të të Serisë A. Të dy skuadrat nuk kanë përfituar nga hapi fals i Lacios dhe Milanit në mesditë për të thelluar diferencën në “luftën” e një vendi që të dërgon në Champions sezonin e ardhshëm.

Roma-Inter

Skuadra e Ranierit kaloi e para në avantazh me anë të El Sharauit, i cili realizoi një supergol nga distanca. Pjesa e parë mbyll me fitoren e Romës, ndërkohë që në minutën e 61-të, zikaltërit gjetën golin e barazimit me anë të Perisiç, i cili goditi saktë me kokë nga brenda zonës, pas asistit të Dambrosios. Pavarësisht përpjekjeve, rezultati mbeti i barabartë deri në fundin e takimit.

Me pikën e sotme, Interi u ngjit në kuotën e 61 pikëve, ndërkohë që Roma është pozicionuar në vendin e 5-të me 55 pikë, 1 më pak se Milani i vendit të 4-t. Pritet një “luftë” e ashpër deri në fund të kampionatit për sa i përket zonës Champions. Në sfidën e radhës Interi do të presë Juventusin, ndërkohë që Roma luan në shtëpi ndaj Kaljarit.

LIVE| INTER-ROMA 1-1
(Perisiç 61′ / El Sharaui 15′)


Inter: Handanoviç, Asamoa, Shkriniar, De Vrij, D’Ambrozio, Vesino, Borha Valero, Perisiç, Naingolan, Politano, Lautaro Martinez. Trajner: Spaleti

Roma: Mirante, Florenci, Manola, Fazio, Kolarov, Kristante, Nzonzi, Pelegrini, Under, El Sharaui, Xheko. Trajner: Ranieri

formacionet

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura