E ledhaton luaneshën, deri sa ajo nuk e shqyen

Bota

E ledhaton luaneshën, deri sa ajo nuk e shqyen

Më: 21 prill 2019 Në ora: 00:27

Gati 300 mijë veta e kanë shikuarvideon në të cilën një burrë e ledhaton luaneshën.

“Nëse më kafshon, të kafshoj edhe unë”, thotë burri në video, deri sa bisha shqetësohet dhe me dhëmbë e kapë njeriun për dore.

Memzi e ka shpëtuar dorën që luanesha të mos ia kafshojë të tërën, ndërsa bashkëshortja e tronditur e cila ka dashur ta xhirojë takimin e tyre të afërt, nuk e ka fikur kamerën as kur luanesha e ka shqyer dhe ka filluar të bërtase e ta thërrasë bashkëshortin.

Videoja thuhet se këto ditë është krijuar në Afrikë të Jugut, ndërsa ekipi i tronditur në YouTube burrin e ka quajtur idiot të vërtetë.

Shikojeni vetë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat