VIDEO/ Dopietë fantastike dhe asist, talenti Zhoao Feliks mahnit sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2019 | 8:56

VIDEO/ Dopietë fantastike dhe asist, talenti Zhoao Feliks mahnit sërish

Portugezi Zhoao Feliks është një ndër futbollistët më në formë të momentit. 19-vjeçari po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij me fanellën e Benfikës, ku është shndërruar në një protagonist kryesor te kjo skuadër.

Zhoao Feliks

Talenti arriti të shënonte dopietë ditën e djeshme në kampionat, në sfidën ndaj Maritimos, ku skuadra e trajnerit Lage triumfoi me rezultatin e thellë 6-0.

Ishte pikërisht Zhoao Feliks, i cili në minutën e 3-të hapi serinë e golave, me një perlë në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh.


Në minutën e 64-t, 19-vjeçari shënoi edhe golin e tretë të sfidës dhe të dytin personal. Me dopietën e djeshme talenti Feliks u ngjit në kuotën e 13 golave në Premier Ligën portugeze. Ai gjithashtu asistoi edhe te goli i katërt i shënuar nga Çervi. Ky ishte asisti i 7-të në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"