VIDEO/ Higuain zhyt kokën në gjoksin e tifozes, shikoni festimin që po bën xhiron e internetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2019 | 13:54

VIDEO/ Higuain zhyt kokën në gjoksin e tifozes, shikoni festimin që po bën xhiron e internetit

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, gjeti rrugën e rrjetës në barazimin e djeshëm ndaj Bërnlit. Në minutën e 14-të, pas një kombinimi fantastik me Azpilikuetën, lëshoi një predhë nga e djathta, duke shtangur portierin kundërshtar.

Higuain Celsi

Ky gol entuziazmoi jashtë mase 31-vjeçarin, i cili shkoi të festonte me tifozët. Për disa sekonda, Higuain u zhduk në përqafimin me një fanse të zjarrtë, teksa koka e “El Pipitës” u zhyt në gjoksin e tifozes.

Higuain56

Ky moment nuk i ka shpëtuar kamerave, teksa videoja e festimit të Higuain është duke bërë xhiron e internetit. Të shumta kanë qenë komentet ironizuese për 31-vjeçarin argjentinas. Ky festim mund t’i shërbejë sulmuesit për ta motivuar që të gjejë më shpesh rrugën e rrjetës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"