Dybala: Ju tregoj sekretet e Ronaldos, sa sakrifica kam bërë!

23 Prill 2019
12:13
Anton Cicani
back button

Paulo Dybala, numri "10" i Juventusit, i përgjigjet fëmijëve që kanë shkruar letra në rubrikën e "Tuttosport", "I dashur kampion të shkruaj". i pyetur për idhujt e tij, ai u shpreh: "Më pëlqente shumë Riquelme, por nuk e kam parë kurrë personalisht në fushë, por vetëm nga tv. Admiroja edhe Ronaldinhon".

Më pas, diçka mbi fillimet: "Isha shumë i ri kur nisa të luaja me top, nisa të frekuentoj shkollën e futbollit në moshën 4-5 vjeç. Kur mendoj për veten i vogël, më kujtohet gjithmonë topi mes këmbëve".

"Endrra ime ishte të luaja futboll dhe e realizova. Kam bërë shumë sakrifica, por ia dola duke debutuar në ekipin e parë në moshën 17 vjeç te Instituto di Cordoba".

Në fund, diçka edhe për Juventusin: "Eshtë skuadër shumë e rëndësishme, që ka pasur gjithmonë kampionë të mëdhenj. Të jesh pjesë është diçka e madhe, ashtu si të luash bashkë me shumë kampionë. Ronaldo? Lojtar klasi dhe është kënaqësi që të luash me këto tipe lojtarësh. Cristiano i bën të lehta gjërat që në të vërtetë janë të vështira".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit