E bujshme nga Italia/ Inter vendos çmimin e Ikardit, sulmuesi argjentinas drejt PSG-së

Apr 23, 2019 | 12:24
SHPËRNDAJE

Edhe pse pak ditë më parë, agjentja Vanda Nara deklaroi se Mauro Ikardi do të qëndrojë te Interi, zërat në merkato nuk kanë të reshtur.

Icardi Psg

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, që u referohet zhvillimeve të fundit, PSG e kanë vënë emrin e sulmuesit argjentinas të Interit në krye të listës së dëshirave për merkaton e verës.

Sigurisht që është herët për të folur për nisjen e bisedimeve, por duke marrë në konsideratë situatën që po kalon Mauro, por me telashet që ka me tifozët dhe klubin zikaltër, gjithçka është e mundur. Interi mësohet se kërkon 70 milionë euro, shifër që parizienët me pronar Al Khelaifin nuk e kanë problem për ta paguar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura