Te Arsenal sjellin prova: Mustafi është më i mirë se van Dijk!

23 Prill 2019
13:08
back button

Shkodran Mustafi ka qenë një katastrofë më vete këtë sezon tek Arsenal. Kulmi arriti në humbjen 3-2 ndaj Crystal Palace, ku mbrojtësi gjerman, me origjinë shqiptare ishte totalisht fajtor në golin e shënuar nga Zaha.

Pas asaj ndeshje një pjesë e madhe e tifozëve të Arsenal shprehen dufin e tyre duke kërkuar që 27-vjeçari të burgoset përjetësisht, në mënyrë që të mos ketë shans për të luajtur më.

Gjithsesi një tifoz ka dalë kundër gjithë rrymës duke marrë vëmendjen e të gjithëve. Në një analizë të tij tifozi ka krahasuar statistikat e Shkodran Mustafit me ato të Virgil van Dijk, ku lojtari i Arsenal është më mirë në shifra se holandezi i Liverpool.

Në fund shton se ka kushtuar 40 milionë paund më pak se van Dijk.

Ndeshje:

Mustafi: 28

Van Dijk: 35

Ndërhyrje:

Mustafi: 55

Van Dijk: 34

Ndërhyrje të sakta:

Mustafi: 73%

Van Dijk: 71%

Aksione të bllokuara:

Mustafi: 54

Van Dijk: 39

Gola me kokë:

Mustafi: 2

Van Dijk: 2

Lajme të tjera

Lajmet e fundit