VIDEO/ “Vrite shqiptarin”, çmenden serbët në takimin përballë… malazezëve

Apr 23, 2019 | 13:59
SHPËRNDAJE

Finalja e basketbollit mes Crvena Zvezdës dhe Buduçnostit të Malit të zi ka prodhuar skena të turpshme. Basketbollistët miq janë sulmuar dhe goditur me mjete të ndryshme duke u detyruar të futen në dhomat e zhveshjes.

ggg

Që në momentin që ata kanë hyrë në fushë ka pasur tension. Madje tifozët e quajtur “Delije” kanë bërë edhe thirrje “Vrite shqiptarin”. Të frikësuar malazezët janë larguar nga parketi dhe takimi nisi me një orë vonesë. Ndeshja u fitua nga vendasit me rezultatin 97-54. Serbët u shpallën kampionë dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Euroligë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura