VIDEO/ Atalanta po përjeton një ëndërr, shikoni si priten Berisha dhe Gjimshiti pas kthimit nga Napoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2019 | 18:02

VIDEO/ Atalanta po përjeton një ëndërr, shikoni si priten Berisha dhe Gjimshiti pas kthimit nga Napoli

Atalanta po përjeton një ëndërr. Ditën e djeshme ata kanë mundur Napolin dhe kanë barazuar me pikë skuadrën e Milanit, që do të thotë se do të rivalizojnë për një vend në Ligën e Kampionëve.

napoli-atalanta-3-1-585816

Tifozët bergamaskë janë shumë të entuziazmuar dhe e kanë pritur ekipin më ovacione pas kthimit nga Napoli. Kujtojmë se pjesë e Atalantës janë edhe 2 futbollistët e kombëtares sonë, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti. Atalanta është kthyer në orën 1 pas mesnate në qytet, por kjo si ka ndaluar aspak tifozët të krijonin një atmosferë spektakolare në aeroport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"