Koincidenca e pabesueshme, Newcastle po kopjon sezonin e vjetshëm!

23 Prill 2019
16:08
back button

Në futboll ka shumë skuadra që ruajnë për vite të tëra të njëjtin profil, duke qëndruar pak a shumë në të njëjtat pozicione në renditje çdo sezon, shpesh duke u rehatuar në mesin e tabelës, pasi nuk kanë forcë për më lart dhe kanë mjaftueshëm cilësi për të mos rrezikuar.

Megjithatë, që ajo që ka bërë Newcastle është matanë imagjinatës, sepse skuadra angleze ka kopjuar në çdo drejtim sezonin e vjetshëm.

SEZONI 2018/19

Pas 35 ndeshjesh në Premier Ligë, skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez ka 41 pikë, aq sa kishte edhe vjet në javën e 35-të.

Nuk mbaron këtu, sepse koincidenca është e pabesueshme: 11 fitore, 8 barazime e 16 humbje në të dyja sezonet! 

Mbaroi me kaq? Jo, dhe këtu vjen më e pabesueshmja: golaverazhi 35-44 është i njëjti, për të dy sezonet!

Megjithatë, një ndryshim do ia gjejmë se s'bën: vjet Newcastle ishte në vendin e dhjetë, sivjet në vendin e 13-të!

SEZONI 2017/18

Lajme të tjera

Lajmet e fundit