Klop: Do shmang tifozllëkun në derbi, ky Junajtid nuk më bind

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2019 | 16:40

Klop: Do shmang tifozllëkun në derbi, ky Junajtid nuk më bind

Liverpuli do të jetë i detyruar të bëjë tifo për rivalët e urryer të Mançester Junajtid nesër në derbin me Mançester Sitin, por Jyrgen Klop nuk është shumë i bindur në aftësinë e skuadrës së Solskjaerit për të ndalur kushërinjtë e tyre në “Old Trafford”. “Djajtë” kanë humbur 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe trajneri i Liverpulit nuk mendon se kjo është forma më e mirë me të cilën Junajtid mund të vinte në një ndeshje vendimtare për garën për titullin kampion të “qytetarëve”.

jurgen klop

I pyetur pas fitores ndaj Kardifit, nëse do të ulërasë për Junajtid përballë TV në derbin e së mërkurës në “Old Trafford”, Klop tha: “Do ta shoh ndeshjen vetëm nëse nuk do të kem gjë tjetër për të bërë. Shpresoj t’i shmang ulërimat, ne nuk kemi ndikim. Nuk duket me të vërtetë momenti që Junajtid mund të arrijë që t’i… Sa ishte rezultati sot? 3-0? 4-0? Kështu që do shohim. Siti do të jetë gati dhe ne do të shohim nëse Junajtid do të jetë gati gjithashtu. Është një ndeshje normale. Ne luajtëm atje dhe morëm një barazim 0-0. Por ne luajtëm kundër Junajtid kur ata ishin në një moment shumë më të mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"