Transmetuar më 25-04-2019, 12:19

E prekur nga kanceri në tru, u operua teksa i binte violinës, duke shënuar kështu operacionin e parë të kësaj natyre në Itali.

Ndërhyrjes së pazakontë ju nënshtrua një vajzë 23-vjeçare e cila u operua në Taranto, në spitalin e ‘SS. Annunziata’.

Metoda e ndërhyrjes me pajisjet e fundit mjekësore, synon që paralelisht me ndërhyrjen të shihet reagimi i trurit, në mënyrë qe të mos ketë dëmtime pas saj.

Kështu vajza për thuajse pesë orë me radhë i ra violinës, në mënyrë që mjekët të drejtuar nga Giovanni Battista Costella dhe Nicola Zelletta, dhe me anestezistin Angelo Ciccarese, të shihnin në kohë reale se çfarë ndodhte, shkruan noa.al.

“Duket e pabesueshme, por bisedonim me pacienten në mënyrë që ta qetësonim dhe të monitoronim situatën me më shumë kujdes. Kjo lloj ndërhyrje është e rekomanduar, kur situata është kritike dhe rrezikohen pasoja. Fatmirësisht çdo gjë shkoi me sukses”, tha mjeku Costella. /a.y/noa.al