Coca-Cola lanson pijën e re të gazuar, e përzier me kafe

Coca-Cola ka njoftuar se po lanson pijen e miksuar me kafe.

Fun

25/04/2019 17:28

Kompania ka vendosur të debutojë pijën hibride Coke-kafe, të quajtur Coke Coffee, duke e përzier kafenë e ftohtë me pijen e gazuar.

Pija e re do të lirohet në 25 tregje deri në fund të vitit, transmeton lajmi.net.

“Coke Coffee është dizajnuar për t’iu ndihmuar konsumatorëve të shtojnë energjinë e tyre në mesditë”, ka thanë shefi ekzekutiv i kompanisë, James Quincey, të martën.

Pija është një përzierje e kafesë dhe Coca-Cola – dhe si e tillë, ka më shumë kafeinë, e më pak sheqer sesa pija origjinale Coca Cola.

Kompania në të vërtetë ka provuar një version tjetër të pijës, por pa sukses. Kompania debutoi pijen në fjalë, të ashtuquajtur ‘Coca-Cola BlāK’ në vitin 2006, por u detyrua ta ndërprejë atë në vitin 2008. /Lajmi.net/