E konfirmon Nasa: Universi po sillet çuditshëm, po zgjerohet më shpejt se që do duhej

E konfirmon Nasa: Universi po sillet çuditshëm, po zgjerohet më shpejt se që do duhej

Universi po zgjerohet konsiderueshëm më shpejt se që do duhej, ka konfirmuar Nasa sot, përcjell Periskopi.

Teleskopi hapësinor i agjencisë në fjalë tregon se universi po zgjerohet me 9 për qind më shpejt se që ishte pritur, bazuar në trajektoren që e filloi menjëherë pas Big Bangut (Shpërthimit të Madh), sipas astronomëve.

Me këtë diskrepancë, matjet e reja kanë reduktuar shansin e gabimit të kësaj ideje në 1/100,000.

Ky konfirmim mund të bëj që astronomëve t’iu kërkohen teori të reja të fizikës për të shpjeguar sjelljen e çuditshme të universit.

“Kjo mospërputhje po rritej dhe tashmë ka arritur kulmin dhe nuk mund ta injorojmë më. Kjo nuk është ajo që prisnim,” ka thënë Adam Riess, profesor i dalluar i fizikës dhe astronomisë në Universitetin John Hopkins, për më tepër edhe laureat i çmimit Nobel.

Shpejtësia e zgjerimit të universit, e njohur si konstantja e Hubble-it, është pjesë qendrore e fizikës dhe e të kuptuarit tonë të universit. Por, papritmas është zënë duke u sjellë në mënyrë të çuditshme – dhe sa më shumë që astronomët mundoheshin ta kuptonin, aq më gabim dukej e gjitha – duke i detyruar ata se supozimet tona për të ishin krejt të gabuara. /Periskopi

Shpërndaje në: