FOTO/ Ja se si është zhdukur kolonia më e madhe e pinguinëve perandorakë

FOTO/ Ja se si është zhdukur kolonia më e madhe e pinguinëve perandorakë

09:14, 26/04/2019
A+ Aa A-

Kolonia e dytë më e madhe në botë e pinguinëve perandorakë besohet të jetë zhdukur gjatë natës, kur edhe u mbytën me mijëra zogj pasi një raft akulli në Antarktidë u shemb.

Zakonisht 15,000 deri në 24,000 çifte mbarështuese të pinguinëve perandorakë grumbullohen çdo vit në vendin e mbarështimit rreth 5-9 për qind e të gjithë popullsisë botërore të pinguinëve.

Gjiri në Detin Weddell u konsiderua më parë si një strehë për pinguinët në një nga pjesët më të ftohta të kontinentit dhe pritej të qëndronte i përshtatshëm për pinguinët këtë shekull pavarësisht ndryshimeve klimatike që ndikojnë në akullin e detit në këtë kontinent të akullt.

Pinguinët perandorakë kanë nevojë për akull stabël të qëndrueshëm mbi të cilin duhet të rriten, dhe kjo platformë e akullt duhet të zgjasë nga prilli, kur zogjtë vijnë, deri në dhjetor, kur zogjtë ikin.

Ata janë llojet më të mëdha të pinguinëve, që peshojnë deri në 40 kg dhe jetojnë rreth 20 vjet. 

Por studiuesit besojnë se një numër shumë i madh i tyre u zhdukën bashkë me të veglit si rezultat i rrëshqitjeve massive të copave të akullnajave të cilat kanë mbytur thuajse të gjithë zogjtë.

    Marrë nga: independent.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco