“Vjedhin gërmat”, reagon PD dhe LSI: Rama urdhëron çmontimin fshehurazi të Teatrit Kombëtar

Apr 26, 2019 | 13:59
SHPËRNDAJE

Pas heqjes së germave të Teatrit Kombëtar,ka reaguar ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ndërsa thotë se batakçinjtë e qeverisë vodhën natën germat e një institucioni me histori gjigande.

“Batakçinjte e qeverise vjedhin germat e Teatrit. Batakçinjte e qeverise vjedhin naten, si hajna te vertete, germat e nderteses se Teatrit Kombetar. Kaq te peshtire,kaq te vegjel,kaq meskine dhe kaq hajdute.

Liliputet e qeverise jane kaq te vegjel perpara germave te historise gigande te teatrit kombetar. Shiheni foton,mos e hiqni nga memorja dhe perbuzini hajnat e nates”, ka shkruar Vasili.58380871_2074685912831230_2957060106845421568_n

Sakaq edhe PD ka reaguar përmes ish-deputetes Albana Vokshi lidhur me heqjen e gërmave nga godina e Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në facebook, Vokshi shkruan se kryeministri Rama urdhëron cmontimin pa zhurmë e fshehurazi, të Teatrit Kombëtar.

“Në orët e vona të natës, si skuth, Rama urdhëroi heqjen  vjedhurazi, të gërmave të Teatrit Kombëtar, për të na kujtuar që nuk ka hequr dorë nga shembja djallëzore e ndërtesës historike. Rama po vjedh pronën publike, trashegiminë kulturore, historinë e qytetit për të pastruar me kulla betoni qindra miliona euro nga korrupsioni. Le ta provojë! Teatrin Kombëtar do ta mbrojmë me cdo mjet e me cdo kosto!”, shkruan Vokshi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura