Skyscanner/ Dhjetë kështjellat më të bukura në Evropë. Kështjella e Krujës e dyta

0
211

Skyscanner kishte në një shkrim kishte përshkruar 10 kështjellat më të bukura në botë. Kruja e kishte listuar në vendin e dytë. Në këtë listë prej dhjetë kështjellave më të bukura, vendin e parë e zë Kështjella në Bran të Rumanisë, kurse në vendin e dhjetë Kështjella e Chillinghamit në Angli. Në lartësinë prej 557 metrave, Kështjella e Krujës reflekton esencën e guximit me të cilën ajo u ndërtua. Pasi u rezistoi tre rrethimeve të mëdha nga turqit në shekullin e IV-të, kjo kështjellë, nën udhëheqjen historike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut i rezistoi pushtimit otoman me një guxim të skajshëm, thuhet në përshkrimin e kësaj liste. Poashtu përmendet se figura e Skënderbeut është ende një figurë e nderuar në Shqipëri, i njohur për taktikat e tij ushtarake. Kalaja e Krujës është objekti kryesor turistik i qytetit të Krujës. Kështjella është ngritur gjatë shekujve të V-VI. Ajo ka trajtë eliptike me një perimetër prej 804 metrash. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla. Në pjesën më të lartë në veri–lindje ngrihet kulla e Sahatit, e cila shërbente për vrojtim dhe sinjalizim me kalanë e Petrelës dhe Durrësin. Muzeu ndodhet në hyrjen kryesore të kështjellës. Muzeu është përuruar në vitin 1982. Krahas stendave që shpjegojnë veprimtarinë e Skënderbeut në muzeum ndodhen edhe biblioteka, dokumente dhe botime që lidhen me figurën e Skënderbeut. Muzeu ka karakterin e një memoriali dhe ka elemente të tilla si harqe guri, piktura në xham etj. Brenda mureve të kalasë gjenden disa shtëpi dhe Teqeja e Dollmasë. Në perëndim të kështjellës ruhet edhe hamami i shek XV. Kalaja gjendet në një kodër të gurtë , që mendohet se para tërmetit të v.1617 ka qenë e lidhur me malin e Krujës. Ka një pamje të gjerë që shkon deri në malin e Tomorit (jug), detin Adriatik (perëndim) dhe deri në Ulqin (veri). Forma e kalasë është eliptike dhe sipërfaqja e saj është 2.25 Ha.Trashësia e mureve shkon nga 0.8 deri 1.5 m. Ndërtimi i kalasë daton në shek.VI-VII, duke u rindërtuar më pas nga bizantinët (shek.XI-XII) dhe osmanët në (shek.XVI-XVII). Kështjella ka dy hyrje. Hyrja kryesore (nga veriu) është një tunel i gurtë me çati të harkuar dhe me disa bodrume. Ka dhe një hyrje të dytë shumë të vogël (në pjesën perëndimore të kalasë). Brenda territorit të kalasë ka shumë rrënoja dhe pjesë të mbetura të kalasë, ku më të rëndësishmet janë kulla e sahatit, kisha e Shën Ndreut, xhamia e Fatihut, hamamet (banjot mesjetare), teqeja e Dollmës, banesa mesjetare etj. Në brendësi të kalasë gjenden dy muze kombëtarë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here