LAJMI I FUNDIT:

Tre qarqet më të mëdha me lindje negative në Shqipëri

Tre qarqet më të mëdha me lindje negative në Shqipëri

Në rrugicat e Dhoksatit, fshat në Gjirokastër, është thuajse e pamundur të ndeshesh më ndonjë të ri. Edhe pse popullsia atje ka përjetuar që në vitet e hershme emigracionin dhe largimin e të rinjve, ky fenomen është bërë edhe më i dukshëm pas viteve 2000. Nga 120 familje që kishte dikur ky fshat, tashmë ka vetëm 20-25, ku pjesa më e madhe janë pleq. Qarku i Gjirokastrës po përjeton tkurrjen më të madhe të popullsisë, me diferencën më të madhe midis lindjeve dhe vdekjeve në Shqipëri.

Monitor përllogariti lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore në qarqet e vendit për vitin 2018, ku Gjirokastra, Korça dhe Vlora kanë një shtesë natyrore negative, që do të thotë numri i vdekjeve është më i lartë se i lindjeve.


Pasojat negative të kësaj situate do të çojnë në uljen e popullsisë në moshë pune, rënie të produktivitetit dhe rritjen e të moshuarve. Ato bëhen edhe më të dukshme kur iu shtohet edhe emigrimi.

Numri i lindjeve për 1000 banorë në Gjirokastër gjatë 2018-s ishte 8.6, përkundrejt 12.1 vdekjeve për 1000 banorë. Në mënyrë natyrale, pa marrë në konsideratë lëvizjet migratore, popullsia atje u pakësua me 3.5 individë për çdo 1000 banorë të qarkut.

E njëjta situatë vlerësohet të jetë edhe në qarkun e Korçës, i cili shënoi gjithashtu një diferencë negative të lindjeve dhe vdekjeve. Gjatë 2018-s për çdo banorë në këtë qark pati 2.2 individë më pak. Diferencë negative ka shënuar dhe qarku i Vlorës.

Nga ana tjetër, Kukësi është qarku me shtesën natyrore më të lartë në vend, kur për çdo 100 banorë atje, shtesa natyrore është rreth 6. Ndonëse Kukësi nuk është qarku me lindjet më të larta. Sipas përllogaritjeve të Monitor, në Kukës pati 12.4 lindje të reja për çdo 1000 banorë, përkundrejt 6.6 vdekje.

Lindjet më të larta u shënuan në qarkun e Dibrës, ku sipas të dhënave të INSTAT dhe përllogaritjeve të Monitor ishin 13.1 lindje për 1000 banorë, ndërsa vdekjet 7.7. Shtesa natyrore në qarkun e Dibrës është ndër më të lartat në vend me 5.5 për çdo 1000 banorë.

Edhe në qarkun e Tiranës, në të cilin është përqendruar thuajse 1 e treta e popullsisë, lindjet /1000 banorë ishin gati sa dyfishi i vdekjeve, me një shtesë natyrore prej 4.9/1000 banorë.

Në Berat, Fier apo Shkodër, shtesa natyrore e popullsisë ka mbetur në vend numëro, pasi diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve është më e vogël se 1. /Monitor/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori