Teatri Kombëtar shfaq sot premierën e ‘Mosmarrëveshja’

Teatri Kombëtar i Kosovës shfaqja sot në mbrëmje duke filluar nga ora 21:00 premierën e shfaqjes “Mosmarrëveshja” me regji nga Fata Hyseni.

Shfaqja jepet në kuadër të Skenës së vogël të TKK-së, ndërsa tregon historinë e një nëne dhe e bijës së saj Marta të cilat të mbetura në një bujtinë të izoluar, shndërrohen në kriminele në përpjekjet e tyre për të bërë para dhe larguar nga vend.

Në shfaqje luajnë: Kumrije Hoxha, Florieta Bajrakrari, Armend Ballazhi, Shpëtim Selmani, Fatlume Bunjaku.