Shfaqja ‘Një natë në hotel’ jepet sot në Teatrin e Gjilanit

Komedia ‘Një natë në hotel’ me tekst të Muahrrem Shahiqit dhe regji të Bashkim Ramadanit, jepet sot në mbrëmje reprizë në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Shfaqja do të  jepet gratis për të gjithë qytetarët dhe artdashësit e teatrit, për nder të pensionimit të aktorëve të Teatrit të Qytetit të Gjilanit, Ramdan Kurti dhe Jashar Shahiqi.

Ngjarja e komedisë zhvillohet në një hotel, të privatizuar përmes korrupsionit nga politika.

E vërteta rreth korrupsionit dhe lidhjet e politikës, policisë dhe deformimet në shoqëri e të meta të tjera. Fillon të dal në publik një keqkuptim në mes të njërit nga pronarët dhe një aplikanteje që kërkon të punësohet, ku përmes shantazhit ajo ia zë vendin e punës recepsionistit.

Rolet: Ernest Zymberi, Gani Rrahman, Safete Mustafa Baftiu, Alban Shahiqi, Njomëza Kalaveshi, Avni Shkodra, Ramadan Kurti, Naser Zymberi, Tringa Hasani.