Përbërësit:

350 gr gnocheti sardi

250 gr pana

200 gr proshutë spek

200 gr patate

200 gr rukola

100 gr parmixhano

Trumzë

Hudhër

Kripë

Piper

Përgatitija:

Fillimisht në një tenxhere me ujë ziejmë patatet. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim trumzë dhe hudhër, më pas shtojmë spek dhe rukola. Në një tas vendosim panën, shtojmë në të piper, djathë të grirë, papatet e ziera dhe të shtypura dhe i përziejmë me mikser të gjitha bashkë. Purenë e përgatitur e shtojmë në tiganin me rukola dhe spek.

Në një gotë mikseri vendosim rukolën, hudhër, vaj ulliri dhe përgatisim pesto. Spekun e mbetur e skuqim derisa të bëhet kërce. Në tenxheren ku ziemë patatet, ziejmë edhe makaronat, të cilat pasi i heqim nga uji i shtojmë në tiganin me pana, djathë të grirë dhe spek dhe i përziejmë bashkë derisa të lidhen. Vendosim në pjatë fillimisht pastat, mbi to spek të skuqur dhe rukola.

/tvklan.al