Arrestohen në Durrës “Hijet e natës”

Arrestohen në Durrës “Hijet e natës”

Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar "Hijet e natës", ndërsa në pranga kanë rënë dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga drejtësia italiane për "Vjedhje me armë".

Policia bën me dije se në pranga ranë shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës dhe B. M., 23 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës.

"A.M ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në Korrik 2018, për kryerjen e veprave penale "Vjedhja me armë", "Vjedhja" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale", parashikuar nga Kodi Penal Italian. Ndërsa B. M., 23 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij në Korrik 2018 , për kryerjen e veprës penale " Vjedhja me armë", parashikuar në Kodin Penal Italian",- njofton policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

EMISIONET