Pesë përfitimet e bananes që do t’ju lënë pa fjalë

May 21, 2019 | 17:02
SHPËRNDAJE

Banania është sigurisht fruti më i vlerësuar dhe i konsumuar në botë. Megjithatë për përfitimet saj dihet shumë pak. Shpesh është e lidhur edhe me shtimin e peshës për shkak të kalorive. E vërteta është se banania është e pasur me lëndë ushqyese dhe ofron dhjetëra përfitime për shëndetin tonë. Pikërisht për këtë arsye duhet të përfshihet në dietën tonë të përditshme.

banane

Më poshtë kemi listuar 5 përfitimet e bananes.

Depresioni – Bananet përmbajnë triptofan, një substancë që ndihmon trupin për t’u çlodhur dhe për të përmirësuar gjendjen e njerëzve.

Kapsllëku – Të pasura me fibra, bananet ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e kapsllëkut. Konsumimi i rregullt i bananeve ndihmon në rregullimin e tranzitit të zorrëve.

Hipertensioni – Kaliumi është padyshim një nga ushqyesit më të njohur dhe më të rëndësishëm të bananeve, i cili ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e hipertensionit, zgjerimin e enëve të gjakut dhe promovimin e qarkullimit.

Ulçerat – Banania është një ushqim i rekomanduar për ata që vuajnë nga sëmundje të zorrëve të tilla si ulçera.

Aciditeti i stomakut. Konsumimi i bananeve shpesh ndihmon në zbutjen e urthit dhe aciditetit. /Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura