Lidhje

Akuza për terrorizëm ndaj të dyshuarit për sulmin në Zelandën e Re


Autoritetet në Zelandën e Re kanë ngritur akuzën për terrorizëm ndaj supremacistit të bardhë të vetëshpallur që vrau 51 besimtarë në xhamitë e qytetit, Christchurch në mars.

Akuza e paraqitur të martën kundër australianit, Brenton Tarrant është e para e këtij lloji nën Ligjin kundër Terrorizmit të Zelandës së Re, që u miratua në vitin 2002 pas sulmeve të al-Kaidës në Nju Jork dhe Uashington në vitin 2001.

Prokurorët kanë ngritur gjithashtu akuzën për vrasje për një nga besimtarët që vdiq më pas në spital, si edhe d yakuza të tjera për përpjekje për vrasje. Rreth 200 anëtarë të familjeve të viktimave dhe të mbijetuarve, u informuar për akuzat në një takim privat me policinë. 28 vjeçari Tarrant, po mbahet aktualisht në një burg të sigurisë së lartë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG