Kosnett: Të rinjtë po ikin sepse nuk po mund të gjejnë vende pune

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë ka folur sot për arsyet që po i shtyejnë të rinjtë që ta lëshojnë Kosovën.

Lajme

18/06/2019 19:49

Ai ka thënë se vendi ka ende punë për të bërë në zhvillimin e saj ekonomik dhe forcimin e paqes së saj, shkruan lajmi.net.

Si problematikë shumë të theksuar, Kosnett e ka përmendur edhe mungesën e vendeve të fundit, për çka ai thotë se është arsyeja kryesore pse të rinjtë po e lëshojnë Kosovën.

“Njerëzit po ikin nga Kosova sepse nuk mund të gjejnë punë nëse nuk i takojnë familjes apo partisë së duhur dhe shumë të tjerë po e shqyrtojnë ikjen”, tha ai.

Këto komente ai bëri në ceremoninë përmbyllëse të Programit të lidershipit përmes të cilit janë ofruar bursa dhe partneritet në universitetet amerikane.

E vetë Kosnett gjatë javës së kaluar përmes një mesazhi drejtuar popullit dhe lidershipit të Kosovës theksoi se është koha që fokusi të përqendrohet tek e ardhmja dhe kësisoj e kaluara të lihet pas. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Kosnett: Është koha ta zhvendosni vëmendjen nga e kaluara dhe të mendoni për të ardhmen