Kosnett: Të rinjtë po ikin sepse nuk po mund të gjejnë vende pune

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë ka folur sot për arsyet që po i shtyejnë të rinjtë që ta lëshojnë Kosovën.

Ai ka thënë se vendi ka ende punë për të bërë në zhvillimin e saj ekonomik dhe forcimin e paqes së saj, shkruan lajmi.net.Si problematikë shumë të theksuar, Kosnett e ka përmendur edhe mungesën e vendeve të fundit, për çka ai thotë se është arsyeja kryesore pse të rinjtë po e lëshojnë Kosovën.

“Njerëzit po ikin nga Kosova sepse nuk mund të gjejnë punë nëse nuk i takojnë familjes apo partisë së duhur dhe shumë të tjerë po e shqyrtojnë ikjen”, tha ai.

Këto komente ai bëri në ceremoninë përmbyllëse të Programit të lidershipit përmes të cilit janë ofruar bursa dhe partneritet në universitetet amerikane.E vetë Kosnett gjatë javës së kaluar përmes një mesazhi drejtuar popullit dhe lidershipit të Kosovës theksoi se është koha që fokusi të përqendrohet tek e ardhmja dhe kësisoj e kaluara të lihet pas.