Ujkani: Ose Asociacion ose rishikim të kufijve NULL NULL 18.06.2019 22:52 18.06.2019 22:52 Profesori i të Drejtës Evropiane, Emrush Ujkani, ka thënë se Kosova ndodhet para dy çështjeve ku duhet të bëjë një zgjedhje. Ai ka thënë në Zona B se Kosova ose duhet të zgjedhë që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ose të pranojë ndryshimin e kufijve, njofton Klan Kosova. “Marrëveshja e re nënkupton ose zbatim të ASK-së ose të shkojmë në rishikim të kufijve. BE është e vërtetë që ka vendos mendjen për ruajtjen e tërësisë territorial të Kosovës”, ka thënë Ujkani. “Por marrëveshja gjithëpërfshirëse, e detyrueshme ligjërisht nënkupton dy skenarë të mundshme, ose ASK të 2013 – që nuk besoj në vendimin e Gjykatës Kushtetuese – ose nuk ka mundësi të jetë ndryshe dhe opsioni tjetër është i ditur, rishikimi i kufirit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 39 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 53 minuta më parë