Ylli i ri i Real Madridit i habit të gjithë me përgjigjen kur pyetet se a është ai Messi japonez

Ylli i ri i Real Madridit i habit të gjithë me përgjigjen kur pyetet se a është ai Messi japonez

Takefusa Kubo, ndër blerjet më të fundit të Real Madridit, e ka shfaqur përulësinë e tij duke mos pranuar të krahasohet me, siç tha, një futbollist aq të madh siç është Lionel Messi.

Real Madridi e bleu talentin Kubo, i cili njihet si Messi japonez, nga Tokyo për rreth dy milionë euro në fund të javës së kaluar, duke e mposhtur Barcelonën në garë për të. Barça kishte dashur ta kthejë atë në klub, por japonezi kishte refuzuar, shkruan Gazeta Express.

Barcelona e kishte pasur në skuadër 18-vjeçarin, mirëpo ai ishte kthyer në Japoni në vitin 2015, pasi që vitin 2014 Barcelona ishte dënuar nga FIFA për transferimin e tij dhe lojtarëve të tjerë të rinj në Camp.

Duke folur për gazetarë pas humbjes së Japonisë 3:0 nga Kili në Kupën e Amerikës, Kubo i habiti të gjithë me spanjishten e tij të rrjedhshme dhe me përgjigjen për Messin.

“Tani jam duke menduar vetëm për Kupën e Amerikës, kur të mbaroj këtu, do të mendoj se çfarë do të ndodhë me Real Madridin”, tha 18-vjeçari.

I pyetur për krahasimin me Messin, ai shtoi: “Nuk më pëlqen të krahasohem me një futbollist të madh, siç është Lionel Messi, ama do të vazhdoj të punoj”.

 

Shpërndaje në: