LAJMI I FUNDIT:

Metoda e thjeshtë për të qëruar hudhrat bëhet virale (Video)

Metoda e thjeshtë për të qëruar hudhrat bëhet virale (Video)

Një mënyrë e thjeshtë që tregon si qërohet hudhra në pak sekonda është bërë virale. Njerëzit thonë se nuk e kishin menduar kurrë që do të ishte aq e thjeshtë.

Të dielën, një përdoruese e Twitter publikoi videon duke qëruar hudhrën në pak sekonda vetëm me një thikë.


“Si dikush që bën shumë ushqim korean, kjo është metoda më e mirë për ta pastruar shpejt hudhrën”, shkruajti ajo.

I gjithë sekreti është të vendosësh thikën në mes të secilit thelb hudhre. Videoja u publikua të dielën dhe që prej asaj dite është bërë virale duke marrë më shumë se 4.9 milion klikime. /oranews/