VIDEO/ Brazili zhgënjen përballë Venezuelës, VAR-i i anulon 2 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2019 | 11:24

VIDEO/ Brazili zhgënjen përballë Venezuelës, VAR-i i anulon 2 gola

Brazili ka zhgënjyer përballë Venezuelës në takimin e dytë të vlefshëm për Grupin A të Kupës së Amerikës, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi, në praninë e 45 mijë spektatorëve.

VAR

Edhe pse skuadra e Tites e dominoi lojën, sulmi brazilian nuk ishte në ditën e tij më të mirë, duke bërë që sfida të mbyllej me rrjeta të paprekura.

bRAZIL var

Protagonist në këtë përballje ishte dhe sistemi VAR. Arbitri Xhulio Baskunan u konsultua në 3 raste në pjesën e dytë me dhomën e VAR-it, duke mos akorduar një 11-metërsh për Brazilin sapo nisi pjesa e dytë, por ç’është më e rëndësishmja i anuloi kombëtares “Seleçaos” dy gola, të shënuar nga Gabriel Zhezus në minutën e 60-të  dhe Kutinjo në të 87. Të dy golat u anuluan për pozicion jashtë loje.

Brazil5

Me barazimin ndaj Venezuelës, Brazili u ngjit në kuotën e 4 pikëve, po aq sa Peruja, që triumfoi ndaj Bolivisë me rezultatin 1-3 në sfidën e zhvilluar në “Maracana”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"