Një brazilian për sulmin, Laçi i Starovës godet në merkato (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2019 | 8:40

Një brazilian për sulmin, Laçi i Starovës godet në merkato (VIDEO)

Një brazilian për krahët e sulmit te Laçi. U shfaq të dielën në Durrës, pikërisht në miqësoren që skuadra kurbinase luajti me Teutën, por drejtuesit e klubit fshehën gjithçka, duke mos dhënë detaje se kush ishte dhe nga vinte.

teldiano

Megjithatë, “Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për 23-vjeçarin brazilian, Teldiano Guimaraes, i cili shkurt mban nofkën “Teko”.

hqdefault

Ky i fundit u aktivizua në miqësoren ndaj Teutës si titullar, ndërsa tashmë duhet të bindë Starovën, në mënyrë që më pas klubi të ulet dhe të negociojë për kontratën.

Gjasat janë që sulmuesi brazilian të firmosë për Laçin, duke u bërë kështu afrimi i katërt pas sulmuesit me pasaportë amerikane, Kirian Nuabueze, mbrojtësit serb, Aleksandar Ignjatoviç, dhe mesfushorit lezhjan, Rudolf Turkaj.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"