Lezha u trondit mëngjesin e sotëm nga një vrasje  e ndodhur në fshatin Mërqi. Shoejt u mësua se viktima ishte Gjin Marku, kryeplaku i këtij fshati dhe autori është një i afërm i familjes nga fshati Kashnjet.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, por nga pamjet e vendngjarjes shihet se kryeplaku është ekzekutuar në një arë me jonxhë, shumë pranë një automjeti.

Ndërkohë policia njofton: "Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për  motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës,  nga Fshati Kashnjet Lezhë".

Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.