Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng i është vetofruar skuadrës italiane të Napolit. Gjermanit i është thënë se mund të largohet nga ekipi bavarez i Munichut pasi që trajneri Niko Kovac nuk llogaritë në shërbimet e tij. “Corriere dello Sport” shkruan sot se agjentët e shtatgjatit tani ia kanë ofruar ekipit italian, i cili pritet të humb shërbimet e Khalidy Coulibalyt.
Vëllai i Boatengut, Kevin Prince Boateng aktualisht është në klubin e Sassuolos. Veterani sezonin e kaluar ka pasur njëzet paraqitje dhe nuk shënoi asnjëherë, por arriti gjithsej dy asistime.
Ndryshe, 31-vjeçari iu bashku Rekordmeister në vitin 2011 pas një qëndrim të shkurtër njëvjeçar në Manchester City.