Donald Trump fillon fushatën për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës NULL NULL 19.06.2019 08:55 19.06.2019 08:55 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka filluar dje zyrtarisht fushtaën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Sipas Reuters, Trump në një tubim në Orlando të Floridës tha se demokratët po kërkojnë të shkatërrojnë vendin. “Së bashku ne e hodhëm poshtë një sistem të shkatërruar politikisht dhe e rivendosëm qeverinë për popullin”. “Për sa kohë që të mbani këtë ekip për qeverisje në vendin tonë, ne kemi metoda të jashtëzakonshme për të vazhduar para. E ardhmja jonë nuk ka qenë kurrë më e ndritshme”, ka thënë Trump në këtë tubim. Trump tha se nën udhëheqjen e tij do të zhdukej sëmundja e AIDS-it dhe do të zbulohej një kurë për “shumë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin”. Trump është favorit që të jetë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.Në anën tjetër, më shumë se 20 kandidatë demokratë kanë shpallur synimet për të kërkuar nominimin, derisa sondazhet po i udhëheq, ish-nënpresidentin Joe Biden. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova AMMK: Kosova në gjendje të rënduar të cilësisë së ajrit për shkak të pluhurit të Saharës 11 sekonda më parë