Mobi Casa

Vazhdon realizimi i projekteve rrugore dhe trotuareve në komunën e Vitisë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Realizimi i projekteve që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore të lagjeve nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë, vazhdojnë edhe më tej. Së fundmi është asfaltuar edhe rruga “Ardhmëria” që ndahet në dy degë të saj, në fshatin Ballancë.

Me këtë projekt, po kompletohen kështu asfaltimet e rrugëve në këtë fshat. Kryetari i komunës Sokol Haliti ka vizituar Ballancën dhe ka parë nga afër finalizimi e këtij projekti dhe me këtë rast ka theksuar se krahas këtij projekti, në këtë fshat do të nis së shpejti edhe projekti i shumë pritur i këtyre banorëve, për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit.

Eco Higjiena

Po ashtu, Haliti ka inspektuar edhe punimet që po kryhen në rregullimin e kopshtit në shkollën fillore “Mirali Sejdiu” në Gërmovë, si dhe trotuarin për gjatë rrugës kryesore që lidh fshatrat Smirë e Drobesh./rajonipress/